Wednesday, October 27, 2010

Degët e Gjeografisë

Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:
   1. Gjeografinë përgjithshme dhe në
   2. Gjeografinë shoqerore.


Gjeografia e përgjithshme ndahet në:

   1. Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
          * Gjeomorfologjia
          * Gjeologjia
          * Klimatologjia
          * Hidrologjia
          * Pedogjeografia
          * Biogjeografia
          * Paleogjeografia
   2. Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë:
          * Demografia
          * Gjeografia e vendbanimeve
          * Gjeografia ekonomike
          * Gjeografia politike
          * Gjeografia sociale
Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur në kuader të gjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematike gjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.

Gjeografia regjionale mund të definohet si aplikim i njohurive gjeografike për studime konkrete të teritoreve,ndamas në bazë të ndonji kriteri të regjionalizimit gjeografik. Pra ajo është një disiplinë sintetike shkencore.

Gjeografia regjionale mandej ndahet në gjeografinë e përgjithshme regjionale dhe gjeografinë e veçantë regjionale.

Gjeografia është një lëndë shumë e rëndësishme sepse tregon tërësinë territoriale dhe studion gjeografinë e një vendi dhe të botës.Ka shumë zbulime të rëndësishme gjeografike.

No comments:

Post a Comment