Frika e njerëzve
Allahu u tregon njerëzve se edhepse ata plot pasion kapen pas jetës tokësore, se pasioni i tyre nuk do t'u bëjë dobi atyre në Ahiret. Të gjitha gjërat që ata marrin si të vlefshme , i konsiderojnë të shtrenjta dhe për të cilat rrezikojnë s'do t'ju sjellin asjgë veç humbje nëse nuk janë bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut. çdo joshje tokësore është krijuar si sprovë për njerëzimin. Jeta e vërtetë është në Ahiret siç zbulohet në Kur'an:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve të dynjasë, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj botë, por te Allahu është e ardhmja më e mirë. (Sure Ali Imran: 14)
Njerëzit në skajshmëri i dëshirojnë joshjet tokësore të përmendura në këto vargje dhe mund të kalojnë tërë jetërat e tyre duke vrapuar pas tyre. Kur'ani thot si në vazhdim për jetën tokësore:
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj botë nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habitë bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet kashtë e thyer, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu. Jeta e kësaj botë nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Sure Hadid: 20)
Për dikend, njëra prej ambicieve më të mëdha jetësore është që të tregoj pasurinë e tij, djemtë dhe vajzat dhe gjërat e tjera të çmueshme. Njëra prej pasurive më të çmueshme janë fëmijët. Kjo vlen për të gjitha shoqëritë dhe theksohet në veçanti në Kur'an. Dëshira për të pasur fëmijë mësohet në moshë të re. Fëmijët në të njëjtën kohë janë shkak i një gare të panevojshme në mes të njerëzve si edhe burim sigurie për të ardhmën e tyre.
Një tjetër ambicie është dëshira për pronë dhe pasuri. Siç e dimë, qëllimet, planet dhe përpjekjet e njerëzve përqendrohen rreth këtyre ambicieve. Dëshira për të holla dhe pasuri mjegullon shikimin e njerëzve, vlerat morale humbin domethënien e tyre dhe materializmi bëhet faktori përcaktues i karakterit të tyre. Parimet morale të Kur'anit, së bashku me urdhërat dhe ndalimet e tij, humbin përparësinë e tyre; grumbullimi i pasurisë bëhet vetvetiu një synim dhe përfitimi personal shquhet në raportet ndërnjerëzore.
Mirëpo, në Ditën e Gjykimit, çdo gjë do të jetë e kundërt. Njerëzit do të harrojnë gjithçka ata ishin mësuar ta vlerësonin, sepse tani do të kuptojnë se objektet e dëshirave të tyre nuk kanë më domethënie. Vlerat e tyre do të ndryshojnë në çast, sepse pasuria dhe fëmijet nuk do të kenë vlerë dhe ndjenjat prindore do të humbin kuptimin e tyre. Përballë llahtarit të kësaj Dite, ata do të harrojnë njerëzit më të dashur të tyre: fëmijët e tyre. Askujt s'do t'i kujtohen fëmijët e tij apo të saj, dhe shumë më pak do të interesohen për mirëqenien e tyre. Kjo do të jetë një Ditë shumë e vështirë për mosbesimtarët në çdo aspekt.
Ditën kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë dhe malet të bëhen si tufa leshi të ngjyrosur. Dhe asnjë mik nuk do të pyes për mikun e vet, edhepse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli do të dëshirojë sikur të mund të paguante dënimin e asaj Dite me bijtë e vet, dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet, apo me të afërmit e tij te të cilët ai mbështetej, apo me krejt çka ka në tokë, vetëm për të shpëtuar! (Sure Me'arixh: 8-14)
Dhe (përkujto) Ditën kur qielli do të çahet me anën e një reje dhe engjëjt të zbresin në mënyrë madhështore. Atë Ditë sundimi i vërtetë i takon Të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për mosbesimtarët do të jetë Ditë e vështirë. (Sure Furkan: 25-26)
Familjet do t'i braktisin fëmijët dhe njerëzit do të jenë të hutuar dhe s'do të dijnë ç'të bëjnë. Frika do të godas aq papritur dhe aq fuqishëm sa që gratë shtatzëna do të dështojnë dhe nënat do të harrojnë fëmijët e tyre që u japin gji:
Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse do ta braktis foshnjën që ka për gjini dhe secila shtatzënë do të hedh para kohe barrën e vet…
Të gjithë ata që refuzuan thirrjet për të besuar dhe kështu u bën të pavëmendshëm ndaj mikut dhe krijuesit të tyre të vërtetë, Allahut, do të dëshirojnë t'i shmangen njëri tjetrit. Ata do të jenë aq të zënë me veten e tyre, sa që lidhjet e miqësisë, farefisnisë dhe lidhjet familjare do të pushojnë të ekzistojnë:
Atë Ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmjëve të vet. Atë Ditë secilit njeri do t'i mjaftojë çështja e vet.

No comments:
Post a Comment