FUNDI I GJITHËSISË: MODELET E GJITHËSISË SË MBYLLUR DHE TË GJITHËSISË SË HAPUR
Shkencëtarët pajtohen se teoria e Big Bengut është e pakundërshtueshme dhe e bazuar në tërësi në të dhënat shkencore. Në përputhje me këtë, gjithësia lindi nga një shpërthim i papritur i një pikë pafundësisht të ngjeshur dhe nga zgjerimi dhe rritja e saj e shpejtë e mëpastajme në hapësirë. Me kohë, ajo filloi të ftohet dhe muar formën e saj të tanishme.
Kështu, për sa kohë do të vazhdojë ky zgjerim? Sa më e madhe që të jetë masa e një objekti, aq më e madhe do të jetë forca e saj gravitacionale – deri në masën sa forca e gravitacionit do ta mposhtë shkallën e zgjerimit. Mirëpo, nëse forca e gravitacionit është më e vogël, zgjerimi nuk mund të ndalohet. Sipas shkencëtarëve, nëse masa e gjithësisë tejkalon një kufi të caktuar, zgjerimi do të ndalojë një ditë dhe gjithësia do të rrënohet prapa në vetvete. Ky është modeli i mbyllur i gjithësisë. Por nëse masa e saj është nën këtë kufi, forcat e gravitacionit nuk do të jenë në gjendje ta mposhtin zgjerimin dhe kështu do të vazhdojë të zgjerohet deri në pakufi. Ky është modeli i hapur i gjithësisë.
Gjithësia ose do të mbyllet dhe do të marr fund ose do të vazhdojë gjersa të jetë molisur dhe pastaj të përfundojë, përveç nëse Allahu bën që ajo të marr fund në një mënyrë tjetër. Për të parashikuar me anë të cilit model do të vdes gjithësia, duhet ta dijmë masën e saj të përgjithshme.
Pasiqë përcaktimi i saj është një gjë shumë e vështirë, shkencëtarët kanë bërë përpjekje që ta masin dendësinë më parë se masën e saj, sepse nëse dendësia arrin një pikë kritikë, gravitacioni i saj mund të mposhtë zgjerimin e galaktikave. Kështu, gjithësia do të fillonte të rrënohej duke thithur brenda të gjitha galaktikat. Por nëse dendësia e saj nuk e arrin këtë vlerë kritikë, zgjerimi do të vazhdojë përgjithmonë, sepse gravitacioni nuk mund të mposhtë zgjerimin e galaktikave. Shkencëtarët duke u nisur nga kjo premisë morën përsipër të zbulojnë fundin e gjithësisë. Ata kryen shumë eksperimente dhe shpenzuan orë të panumërta duke analizuar dritën prej galaktikave të largëta përmes teleskopëve.
U bë matja e shpejtësisë së sistemeve galaktike: u bë llogaritja e madhësisë, dendësisë dhe largësisë së tyre; dhe u hulumtua dendësia e vërtetë e gjithësisë. Të dhënat që rezultuan vërtetojnë se dendësia ekzistuese e gjithësisë është afër dendësisë kritikë. Me fjalë të tjera, është më shumë e mundshme që gjithësia është e mbyllur. Me të përfituar të të dhënave nga shkencëtarët amerikan Edvin Loh dhe Ërll Spillar – hulumtimi që mbështetet në studimin e mijëra galaktikave – iu shtua të dhënave ekzistuese të vitit 1986, mundësia që gjithësia të jetë e mbyllur arriti 90 përqindshin.
Për më tepër, disa faktorë u shpërfillën gjatë llogaritjes së dendësisë së gjithësisë, gjë që solli deri te shifra e 90 përqindshit. Për shembull, vrimat e zeza nuk u morën parasysh. Po të ishin marrë, vlera e dendësisë do të rritej për një sasi të caktuar. Po të ishin marrë parasysh, vlera e dendësisë do të rritej për një shkallë të caktuar. Me të shtuar të dendësisë së materies së errët – të pranishme në të gjitha galaktikat – në këtë ekuacion, pamja që shfaqet tregon se gjithësia do të pushojë së zgjeruari dhe do të rrënohet përbrenda vetvetes. Dr. Xhon Gribin, një fizikan dhe autor shkencor i mirënjohur, gjithashtu theksoi se dëshmitë për modelin e mbyllur të gjithësisë kurrë nuk kanë qenë aq të fuqishme. 13
Thënë ndryshe, gjithësia ka arritur një pikë kritikë dhe është e gatshme të shpërthej përbrenda në çfarëdo kohe. Allahu zbulon se një ditë Ai do ta kthejë gjithësinë në gjendjen e saj fillestare, si vijon:
(Përkujto) Atë ditë kur Ne do ta palosim Qiellin sikurse palosen fletët në një libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), do ta rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne do ta bëjmë këtë. (Sure Enbija: 104)
Është tejet e mundshme se ky ajet sugjeron modelin e mbyllur të gjithësisë. Ajo që kemi rrëfyer këtu tregon se të dhënat shkencore nënkuptojnë se gjithësia është e mundshme të shpërthejë përbrenda. Për më tepër, kujdestarët e ideologjive materialiste nuk mund të parashtrojnë asnjë kundërpohim serioz përballë rezultateve të tilla të hulumtimit.
Dr. Shermani, dekan i degës së astronomisë së Univerzitetit të çikagos, thot se ndonëse idea e gjithësisë së mbyllur përfaqësohej kryesisht nga religjioni dhe filozofia, tani ekzistojnë shumë dëshmi eksperimentale si edhe teorike që vërtetojnë saktësinë e saj. 14
Gjithësia jonë është zgjeruar për 15 miliardë vjet, por sipas rezultateve të përfituara dhe në kohën kur Allahu të dëshirojë, gravitacioni me siguri se do ta mposhtë zgjerimin dhe do t'i jap fund asaj. Kur gravitacioni të bëhet forca mbisunduese në një gjithësi të mbyllur dhe tejet të ngjeshur, gjithçka do të fillojë të shpërthejë në vetvete dhe të kthehet mbrapsht, sepse gjithçka që deri atëherë kishte qenë duke u ftohur dhe zgjeruar do të tkurret dhe do të nxehet. Si rezultat i kësaj, të gjitha galaktikat do të sjellen në mënyrë të furishme më afër njëra tjetrës.
Sipas këtij modeli, gravitacioni do t'i jap fund zgjerimit të gjithësisë dhe do të shkaktojë që galaktikat të lëvizin në drejtim të njëra tjetrës me shpejtësi të shkallëzuara. Përplasje shkatërruese do të ndodhin; yjet e mëdha do të përplasen dhe bashkohen. Hëna, Dielli dhe Toka, si edhe yjet dhe planetet tjera, do të bashkohen dhe në fund të këtij procesi gjithësia shpërthyese do të përqendrohet në një pikë dhe do të shkatërrohet. E tërë gjithësia do të përmbyset. Duke qenë se një devijim i vogël në orbitën e Tokës do të çonte ose në djegjen apo ngrirjen deri në vdekje të të gjitha gjallesave, se një vrimë e vogël në atmosferë mund të ketë efekte shkatërruese dhe se një ndryshim i këndit 23° 27'të boshtit të Tokës do t'i ndalonte stinët, nuk është e vështirë të llogaritet ndikimi negativ i mbledhjes së gjithësisë në barazpeshat e brishta mbi të cilat mbështetet rregulli i saj.
Allahu shpall se Dielli dhe Hëna do të bashkohen në Ditën e Gjykimit. Ndoshta këto vargje tregojnë modelin e mbyllur të gjithësisë. Nëse ndodhë mbledhja, bota, yjet dhe planetet e tjera të sistemit tonë diellor, si edhe Dielli dhe Hëna do të bashkohen.
Kur'ani gjithashtu zbulon se yjet do të bien nga vendet e tyre në qiej me shpejtësi njëra pas tjetrës (Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur)) (Sure Tekvir: 2). Ky ajet do të mund të sugjeronte një model të mbyllur të gjithësisë, sepse në këtë skenar yjet do të lënë orbitat e tyre dhe do të përplasen. Në një gjithësi që tkurret, koha do të lëvizë mbrapsht dhe kështu mund të ketë ngjashmëri në mes të ngjarjeve që ndodhin në atë kohë në Tokë dhe ngjarjet që ndodhin kur të hyhet në një vrimë të zezë. Si çdo gjë tjetër, forcat e gravitacionit do të jenë të lëvizin në drejtim të kundërt. Toka do të nxjerrë jasht çfarë ka në brendinë e saj, malet do të bëhen hi e pluhur dhe oqeanet do të mbushen dhe përmbyten. Nuk e dimë se sa do të zgjas ky process, por këto ngjarje do të ndodhin ashtu siç i përshkruan Allahu në Kur'an.
Këtë mund ta përmbledhim si në vazhdim: Nëse modeli i mbyllur i gjithësisë është i vërtetë, gjithësia do të bashkohet/shkrihet në një pikë dhe do të asgjësohet nga ana e Allahut.
Megjithatë, kjo nuk do të thot se modeli i gjithësisë që zgjerohet do ta shpëtojë gjithësinë prej shkatërrimit. Poqese ky skenar është i vërtetë, ajo thjeshtë don të thot se gjithësia do të asgjësohet në një mënyrë tjetër. Që prej se u krijua, dendësia e gjithësisë ka vazhduar të rritet dhe temperatura e saj gadi sa nuk ka arritur zeron absolute. Temperatura që tashmë mbizotëron në hapësirë është 270°C – vetëm 3 gradë më ngrohtë se zeroja absolute. 15 Për aq kohë sa do të vazhdojë zgjerimi i gjithësisë, temperatura do të vazhdojë të bie. Një temperaturë prej 270°C është më e përshtatshmja për ekzistencën e jetës. 16 Madje edhe lëkundjet më të vogla do ta dënojë gjithë jetën me vdekje. Kjo temperaturë nuk mund të mbetet e qëndrueshme në një gjithësi që zgjerohet. Pra, kur të bie, njerëzimi dhe të gjitha pjesët e gjalla të krijimit do të vdesin.
Zbulimet e vërtetuara të hulumtimeve më të reja sugjerojnë se modeli i mbyllur i gjithësisë është i zbatueshëm. Edhepse të pasigurt se cili model do të mund të ishte saktësisht, shkencëtarët pajtohen se fati i gjithësisë do të jetë i njëjtë: Sipas të dyja modeleve gjithësia do të vdes, megjithëse në mënyra të ndryshme. Siç kemi shpjeguar më lartë, të dyja modelet shpien në Ditën e Fundit. Mirëpo, ekzistojnë faktorë tjerë që mund të shkaktojnë fundin e gjithësisë, siç është përmbushja e ciklit jetësor të Diellit. Allahu e di më së miri.
No comments:
Post a Comment