..Planetet..
Te gjithe planetet zene ne Zodiak pozicione te caktuara, te rregulluara nga shpejtesite e ndryshme te orbitave te tyre. Ata ndikojne drejtperdrejt ne jeten tone, ne harmonine familjare dhe ne te gjitha veprimet qe bejme. Nje planet qe qendron i palevizshem eshte Dielli. Te tjeret: Hena, Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni e Plutoni, krijojne pozicione dhe lidhje me kalimin e kohes. edo planet ushtron influencen e tij mbi nje grup fenomenesh, perveese mbi nje sektor te percaktuar te sjelljes se njeriut. Sipas pozicionit ne te cilin ndodhet planeti, kjo influence do te marre karakteristika te ndryshme, te nevojshme per ta inkuadruar personalitetin e nje individi, duke i dhene arsyet e sjelljes se tij dhe duke na ofruar te dhena mbi te ardhmen e tij. Karakteri, por edhe momentet e ndryshme te evolucionit te nje jete, jane te dhena te marra nga nderlidhja e shenjave dhe e planeteve.Dielli
Dielli personalizon esencen e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu perfaqeson unin aktiv dhe treguesin bazilar te sjelljes se nje individi. Dielli eshte baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjise qe kemi, krijimtarine, marrjen e nje pozicioni ne jete dhe qe pergjithesisht ofron permasat e nje individi. Virtytet diellore jane: ndershmeria, kuraja, perbuzja e rrezikut, zemermadhesia, por te cilat shume lehte mund te kalojne ne: mashtrim, krenari, mendjemadhesi dhe autoritarizem. Ne tema natale, Dielli perfaqeson nje figure mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike eshte e influencuar nga pozicioni i planeteve te tjere. Ne trupin njerezor, Dielli eshte i identifikuar ne krahun e djathte te trupit, ose ne zemer. Shenje shtepiake e tij eshte luani.
Hena
Hena ka nje imazh femeror dhe amesor, perfaqeson unin marres, kontaktet emotive me boten rrethuese. Hena korrespondon me femijerine dhe ka lidhje te forta me prehrin amesor dhe nga ana e karakterit percakton mentalitetin femijeror, mungesen e eksperiences, pakujdesine. Nga nje ane eshte element i pasigurise e konservatorizmit, nga ana tjeter e surprizes dhe e papercaktimit te reagimit, por edhe e imagjinates dhe e pershtatshmerise me ambientin. Ne sferen natale Hena perfaqeson gruan. Ajo eshte komponent i domosdoshem per inteligjencen, e cila, n.q.s. eshte ne pozicion te keq, mund te krijoje nervozizem, forma te tjera paqendrueshmerie nervore. Ne trupin njerezor, Hena identifikohet ne zonen e gjinjve dhe pjesen e majte te trupit. Bashkimi Diell-Hene ka simbolizuar gjithmone binomin mashkullefemer, domethene realitet dhe enderr, drite dhe erresire. Shenja e saj shtepiake eshte gaforrja.
Merkuri
eshte planeti me afer Diellit. Ne astrologji Merkuri perfaqeson kontaktin me boten e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencen, perceptimin intelektual te lidhur me dinakerine, zotesine dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe nje vizion ne perspektive te gjerave, qe lejon sensin e humorit dhe nje ndarje nga pasioni, qe favorizon sensin kritik, kundershtimin dhe kapacitetin e pershtatshmerise. Duke rregulluar degjimin dhe zerin, Merkuri kontrollon shkembimin e ideve si dhe instrumentet teknike, te cilat favorizojne komunikacionin (shtypin, telefonine.), ushtron influence ne fushen e tregtise, te shkences dhe te letersise. Merkuri korrespondon me adoleshencen, me padurimin e tij dhe me gatishmerine e reflekseve mendore. Ne sferen natale, Merkuri perfaqeson vellezerit, femijet dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai perfaqeson nervat, mushkerite, daullen e veshit dhe vete veshet. Shenjat e tij shtepiake jane, binjaket dhe virgjeresha.
Venera
Venera gjithmone ka simbolizuar dashurine, kontaktin e ndjenjave me boten e jashtme, domethene fillimin e pershtatshmerise sociale te individit: nga njera ane kapacitetin per te dashuruar, nxehtesine dhe intensitetin e ndjenjave dhe te ndjeshmerise, kurse nga ana tjeter sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e se bukures e te lumturise. Nga ketu zhvillohet terheqja personale, mundesia e sukseseve ne fushen e dashurise, deshira per qetesi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe deshira per te shkuar mire me te tjeret eshte element i Veneres. Ne sferen natale ajo perfaqeson edhe ndihmen e fatit dhe mbrojtjen e shendetit. Ne trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qendrim te saj kryesor peshoren, ndersa qendrimin baze ne shenjen e demit.
Marsi
Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjes se dashit, ndersa per disa astrologe edhe i akrepit. Marsi shoqerohet me fshehtesi, agresion, energji, ambicie dhe mospermbajtje. Marsi eshte sundues i shtepise se pare dhe asaj te tete. Para se te zbulohej planeti i Plutonit, Marsi eshte konsideruar si sundues i shenjes se akrepit. Nje mori astrologesh moderne e konsiderojne Plutonin si sundues te shenjes se akrepit, por shumica sish jane te mendimit se Marsi eshte bashkesundues i kesaj shenje. Astrologet tradicionale nderkaq i referohen Marsit si sunduesit te vetem te kesaj shenje. Ne astrologjine kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, qe perfaqeson pasionin, energjine dhe aventurat. Edhe ne astrologjine indiane ky planet perfaqeson energjine, fshehtesine dhe egon.
Jupiteri
Jupiteri eshte planeti me i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka nje karakter permbledhes. Ne fakt, ai shpreh integrimin e lumtur ne jete, simbolizon gezimin per te jetuar, perfshirjen ne shoqeri dhe shpirtin e drejtesise. Nga Jupiteri varen fjalet, perpunimi i gjuhes, euforia dhe kenaqesia materiale, si dhe deshira per paqe e qendrueshmeri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurine dhe fatin, besimin ne vetvete dhe terheqjen personale, e cila e hap rrugen drejt suksesit ne boten e tregtise e te parase, por edhe te lumturise personale. Nga Jupiteri, ne te vertete, vijne cilesite, si: simpatia, lehtesia e bashkebisedimit, cilesia e bindjes dhe deshira per te bindur. Si burim i jetes dhe i drejtesise, ky planet perfaqeson piken e forces ne sferen natale, duke bere ndermjetesin midis individit dhe botes rrethuese. Ne pozicion negativ mund te prezantohet si pak human dhe kokeforte. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhen, gojen, e syte dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtepiake primare e Jupiterit eshte shigjetari, kurse ajo baze peshqit.
Saturni
Saturni per shume kohe konsiderohej si mbajtes i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe perqendrim i te gjitha energjive ne vetvete, domethene perfaqeson integrimin racional ne jete, vleresimin e edo situate, duke organizuar me mire mbrojtjen e individit. Saturni eshte personifikimi i nje miqesie te pamundur, nuk arrin tei mbaje raportet shoqerore, por ka nje force te madhe shpirterore dhe shume vendosmeri, kuraje morale dhe inteligjence. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin qe te marre masa, duke e shtyre ne nje ambicie te llogaritur, ne ftohtesi dhe ne mungese meshire. Per shume kohe Saturni ka qene i njohur si bartes i fatit te keq. Ne fakt edhe traditat e lidhin me tersllekun. Materialisht Saturni perfaqeson pleqerine, kohen e vetmise dhe te heqjes dore nga shume gjera. Ne trup korrespondon me skeletin e njeriut, me dhembet dhe meleine. Shenja shtepiake primare e tij eshte bricjapi, ndersa ajo baze ujori.
Urani
Urani eshte planeti i fundit qe mund te beje xhiro rreth Diellit brenda harkut te jetes se nje njeriu. Ai e pershkon kete rruge per 84 vjet. Urani eshte forca primare qe krijon, shkaterron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa ne kushtet me te veeanta (si Saturni) dhe keshtu influenca e tij eshte e papritur, e papercaktuar, duke perfaqesuar nje shtytje per te vepruar ne rastet urgjente. Urani perfaqeson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme te drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e pare kapacitetin e tij per te arritur nje qellim, me gatishmeri dhe me zotesi, Urani eshte planeti i teknikes, ne te gjitha mundesite e shprehise, eshte i lidhur me zotesine manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtepiake primare eshte ujori, ndersa ajo e bazes bricjapi. Nga astrologet moderne Urani konsiderohet si sundues i shtepise se 11-te, bashke me Saturnin.
Neptuni
Para se te zbulohej Neptuni (ne vitin 1846), Jupiteri eshte konsideruar si sundimtar i shenjes se peshqve, ndersa sot nje mori astrologesh moderne e konsiderojne Jupiterin si bashkesundimtar i kesaj shenje, por ka edhe te tjere qe vleresojne se Neptuni nuk sundon asnje shenje te veeante. Ne astrologjine moderne Neptuni konsiderohet si planet qe sundon shtepine e 12-te bashke me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur te detit dhe te oqeaneve, ndersa ne trupin e njeriut perfaqeson jeten e jashteqitjes, lengun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet per ta pershkuar rrugen rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymezuesi i njerezve per te udhetuar drejt vendeve te largeta, qofte gjeografike, qofte shpirterore, pra perfaqeson te panjohuren, fantazine etj. Mirepo, ky planet ka ndikim edhe ne menyren e te menduarit te njeriut dhe ne disa veti negative qe mund te shkojne deri te skizofrenia.
Plutoni
Roli dhe simbolika e Plutonit kane filluar te zbatohen vetem ne astrologjine moderne. I zbuluar me 1930, ashtu sikurse planetet e tjere te ngadalte, Plutoni vepron ne nje nivel me te thelle. Ai rregullon forcat sekrete, te cilat bazohen ne kenaqesine dhe ne pakenaqesine e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai perfaqeson kapacitetin per ta vene ne praktike forcen e krijimit qe secili person e ka brenda vetes, pastaj cilesine e ringritjes pas nje krize, por edhe te vullnetit per te dominuar, ambicien per pushtet dhe influencen mbi masen. Plutonit i duhen 248 vjet per ta pershkuar rrugen rreth Diellit, ndersa shenja e tij shtepiake primare eshte akrepi. Plutoni nga astrologet moderne konsiderohet si bashkesundimtar i shtepise se tete bashke me Marsin.
No comments:
Post a Comment