Zoologjia eshte nje shkence qe ofron informacion te pafund, madje edhe te dhena per te cilat ndoshta nuk kemi degjuar asnjehere me pare.
Psh, shume pak vete e dine se delfini e ndryshon lekuren cdo dy ore per te fituar sa me shume aftesi aereodinamike, apo nje zog i ri albatros e ben per me pak se dy muaj nje udhetim te plote rreth botes. Bota e eger eshte e mbushur me kuriozitete te tilla sepse natyra ka ditur se cfare vetish t’u jape kafsheve per t’u shumuar apo mbijetuar. Studiuesit John Mitchinson e John Lloyd kane publikuar nje liber me te dhena shume interesante rreth jetes se kafsheve.
Mes te tjerash, ata kane zbuluar se ngjalat e kane trupin te veshur me qime per te levizur edhe ne toke ku gjuajne per te ngrene. Nga ana tjeter, gepardi mund te haje ne nje vakt te vetem rreth 15 kg mish, ndersa ne SHBA ka rreth 75 milione mace, te cilat jane pergjegjese per zhdukjen e rreth 1 miliarde zogjve cdo vit. Persa i perket inteligjences se delfineve, keta te fundit i pastrojne dhembet me sfungjerin e shkembinjve.
Ne boten e detit nuk perfundojne me kaq cudirat, pasi luani i detit zbret deri ne 1500 metra thellesi ku rrahjet e zemres i zbresin nga 90 ne 4 ne minute. Rezistence ndaj botes se eger bejne edhe pemet e akasjeve, te cilat leshojne nje lloj substance kimike per te mos i lejuar xhirafat t’u hane gjethet.
Balenat kendojne ne dialekte te ndryshme, ne varesi te vendit nga kane prejardhjen dhe me e madhja ne bote mes tyre eshte balena e kalter, rreth 30 here me e rende se nje elefant afrikan. Ato kane nje zemer qe pompon 8000 litra gjak dhe lindin te vegjel qe cdo dite shendoshen me nga 100 kg. Aktualisht ne gjithe oqeanet e botes numerohen rreth 5 mije balena te tilla, ndersa viti i tyre me i erret ka qene 1931-shi ku u vrane plot 29 mije ekzemplare.
No comments:
Post a Comment