Tuesday, September 21, 2010

                                             Eksperimenti i Filadelfias. Rruga per ne botet e tjera...


Nga mesi i tetorit te vitit 1943 u fol sikur Marina e SHBA drejtoi nje seri eksperimentesh qe u kryen ne Filadelfia - Navy Yard, ne Norfolk - NewPort News te shtetit te Virxhinias, si edhe ne det. Megjithese per "Eksperimentin e Filadelfias" eshte shkruar shume neper libra, revista dhe gazeta te vendit dhe te huaja, burimet themelore te informacionit mbeten ne erresire. Deshmitaret kane vdekur, deshmitare te tjere ose personeli informues nuk duan te zihen ne goje dhe ajo qe eshte me e keqja qe nje shkencetar vrau veten. Madje edhe numri i eksperimentin sipas kodit te Marines nuk njihet ende. Po te njihej ky numer studiuesit do te kishin mundesi te konsultoheshin me dokumentat kryesore nqs do vazhdonin te ekzistonin. Megjithate deshmite e mevoneshme, komentet dhe fjalet e vazhdueshme ndjekin te njejten linje, nje orovatje per te bere te "padukshme" nje anije luftarake. Eksperimenti u krye ne vitin 1943 dhe pati sukses te plote, me perjashtim te efekteve demtuese qe pesoi ekuipazhi. Ka nje lidhje midis ketij eksperimenti dhe fenomenit qe ndodh ne Trekendeshin e Bermudes sepse per zhdukjen e anijes dhe te ekuipazhit te saj, u perdoren fusha te fuqishme magnetike artificiale dhe me nje intesitet shume te larte.
Kjo e dhene per eksperimentin vjen nga shume burime por une po i referohem atij me te besuarit qe eshte prej doktor Manson Valentin i cili ka qene koleg dhe mik i ngushte i dr. Moris Jessap, nje nga astronomet dhe selenograget me te famshem te te gjithe koherave i cili ne ate kohe bashkupunonte me Zyren E Kerkimeve Detare. Valentini, ne saje te bisedave dhe korrespondences qe ka patur me dr Jessap, ka pershkruar ne menyre te pergjitheshme disa prej incidenteve me te cuditshme te Eksperimentit te Filadelfias. Sipas Jessap:
"..qellimi ishte qe te provohej mbi nje luftanije efekti i nje fushe magnetike te forte.. Kjo do te kryhej ne saje te gjeneratoreve te fushes magnetike. Te dy gjerneratoret, pulsiv dhe jopulsiv do te krijonin nje fushe magnetike vigane perqark dhe siper anijes, e cila nderkohe qendronte e ankoruar. Rezultatet qene sa te habitshme aq dhe te rendesishme megjithese shkaktuan efekte te demshme mbi ekuipazhin. Kur eksperimenti filloi te jepte efektet e para, qe ne fillim ra ne sy nje drite e gjelbert e turbullt, dicka e ngjashme me raportet qe jane marre nga deshmitare te ndryshem te fenomeneve ne Trekendeshin e Bermudes te cilet tregojne per nje mjegull te gjelbert te shendritshme. Shume shpejt e gjithe anija u mbulua nga kjo mjegull dhe sebashke me ekuipazhin e saj, ajo filloi te zhdukej nga pamja e atyre qe po e sodisnin nga doku ku ishte ankoruar. E vetmja gje qe mbeti e dukshme ishte vija e lundrimit te anijes. Me vone u raportua se anija u shfaq dhe u zhduk ne Norfolk te Virxhinias, gje qe mund te kete qene rezultat i nje udhetimi prove te padukshem, duke permbajtur keshtu ne vetvete dukurine qe ka lidhje me shtrembrimin ne kohe."
Me vone u raportua se eksperimenti pati sukses te madh edhe ne det duke e bere anijen te padukshme ne nje zone me rreze 100 jard. Dukeshin vetem gjurmet e anijes ne det ndersa vete anija jo. Ndersa intesiteti i fushes magnetike zmadhohej gjithnje e me shume, disa nga pjestaret e ekuipazhit filluan te zhdukeshin dhe per ti zbuluar duhej nje kontakt i kujdesshem ndersa per ti sheruar duhej zbatuar nje teknike e vecante duke i vendosur duart... sherimi i plote i tyre u be nje problem serioz. Shume u shtruan ne spital, disa vdiqen ndersa te tjeret pesuan tronditje te renda psiqike.
Aftesite e tyre mendore duket se ne pergjithesi u rriten ndersa shumica ruajti efektin e transformimit te dukjes dhe zhdukjes duke shkaktuar panik neper ambjente publike, restorante, shkolla, shtepite e tyre etj. Pjesa e perparme e anijes mori flake dy here ndersa po e sillnin ne breg duke patur rezultate shkaterruese per rimorkjatorin.
Sipas disa interpretimeve lidhja e Dr Jessap me eksperimentin ishte ose e rastesishme ose e qellimshme. Kjo ka te beje me aktivitetin e tij si nje astronom i perkryer dhe po ashtu edhe nje studiues i UFO-ve. Mbas botimit te njerit prej librave te tij me titull "Çeshtja e UFO-ve" (New York 1955) ne serine e shume te letrave qe mori nga lexuesit dhe studiuesit e fushave te fenomeneve paranormale dhe te pashpejgueshme, ai mori nje doreshkrim te ndare ne dy pjese nga nje person qe e quante veten Karl. M. Allen, ndersa ne letren e dyte Karlos Miguel Allende. Ne doreshkrim ishin te shenuara disa te dhena per nje eksperiment te Marines te kryer ne Filadelfia dhe ne det, me emra, data dhe hollesi te tjera aspak te zakonshme. Shqyrtimi i disa paragrafeve te kesaj korrespondence sugjeron pse dr Jessap ju pergjigj letershkruesit te tij ku i kerkonte informacione akoma me te hollesishme. Ne letren e pare qe fillonte me nje diskutim te hollesishem mbi teorine e Ajnshtajnit mbi fushat e unifikuara, shkruesi thote se "rezultati qe se anija u be komplet e padukshme me gjithe ekuipazhin e saj gjate kohes qe ishte ne det (tetor 1943). Efekti i fushes magentike shtrihej ne nje zone ne forme sferike me nje rreze prej 100 jardhesh nga cdo skaj i anijes. Cdo person brenda kesaj rrezeje nuk dukej qarte dhe ne te njejten menyre ai shikonte edhe shoket e tij te ekuipazhit dhet e gjithe ecnin duke mos shkelur asgjekundi. Cdo person tjeter jashte kesaj fushe magnetike nuk shikonte asgje tjeter pervecse formes se trupit te anijes qe percaktohej qarte ne uje."

No comments:

Post a Comment