Sunday, September 19, 2010

YJET, DIELLI DHE HËNA


Përkundër errësirës së ftohtë të hapësirës, Toka ka një atmosferë që rregullon dritën e Diellit dhe një temperaturë mesatare që mbështetë jetën. Me fjalë të tjera, atmosfera, kulmi mbrojtës i planetit tonë, ka karakteristika shpërndarëse të dritës dhe nxehtësisë që lejojnë që rrezet e diellit të arrijnë, ngrohin dhe ndriçojnë botën tonë. Si çdo gjë tjetër që ekziston, në Ditën e Gjykimit qiejtë do të çahen dhe do të humbasin funksionet e tyre, do të shkrihen dhe të rrjedhin. Shprehja "Kur dielli të jetë mbështjellur dhe errësuar" (Sure Tekvir: 1) i referohet kësaj Dite. Nga kjo shprehje, kuptojmë se drita e Diellit nuk do t'i sjellë më dobi botës.

Në Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna, dy burimet e dritës për Tokën, do të errësohen njëra pas tjetrës. Zhdukja e atmosferës nuk është arsyeja e vetme se pse s'do të ketë dritë në Tokë atë Ditë, në të vërtetë, Kur'ani zbulon se jo vetëm që do të asgjësohen qiejt, Toka dhe gjithçka në mes tyre, por se kjo është dita e fundit e tërë gjithësisë. Siç flasin vargjet e para të Sures Tegabun thonë: Allahu është Ai i Cili krijon çdo gjë të plotësuar dhe të përkryer dhe Ai ka fuqi të krijojë gjithçka që dëshiron kur të dëshiroj Ai. Ai e krijoi gjithësinë, e cila përmban me miliarda yje në secilën prej miliarda galaktikave dhe Ai do ta asgjësojë atë prap vetëm me anë të dhënies së urdhërit "Bëhu!" kur të dëshirojë Ai.

Është krejtësisht e pamundshme për mendjen njerëzore që me të vërtetë ta kuptojë pafundësinë e gjithësisë misterioze. Megjithatë, ne mund të përpiqemi që të llogarisim përmasën e saj. Dielli është njëri prej 200 – 250 miliarda yjeve të parashikuara në galaktikën tonë të Udhës së Qumështit. I konsideruar si njëri prej yjeve më të vogla, edhepse është 333,000 herë i madh sa Toka jonë, ndodhet 28,000 vite dritë larg nga qendra e Udhës së Qumështit, e cila vet është 100,000 vite drite mespërmes (një vit drite është i barabartë me 9,460,800,000,000 kilometra apo 5,879,000,000,000 milje). Toka rrotullohet rreth boshtit të saj me një shpejtësi prej 1,670 kilometra (1,040 milje) në orë dhe peshon 6,000 kuintilionë tonë metrik (6 x 1021). Dielli lëvizë rreth qendrës së galaktikës me një shpejtësi prej 792,000 kilometra (492,000 milje) në orë dhe Udha e Qumështit rrotullohet nëpër hapësirë me një shpejtësi prej rreth 2.1 milion kilometra (1.3 milion milje) në orë. Por në Ditën e Gjykimit, kjo gjithësi mahnitëse do të asgjësohet dhe yjet me përmasa të papërshkrueshme do të shuhen.

çdo pikë në gjithësi është një argument tjetër i ekzistencës, madhështisë dhe fuqisë së Allahut. Ato kanë ekzistuar gjer më tani vetëm me vullnetin dhe lejen e Tij dhe për aq kohë sa Ai ka përcaktuar për to. Padyshim se Allahu, i Cili krijon dhe mbështetë këtë barazpeshë, mund ta asgjësojë atë kurdo që Ai dëshiron. Vdekja e gjithësisë do të shfaqet vetëm atëherë dhe kur Ai të dëshirojë. Gjithçka që mahniti njerëzit me madhështinë e saj do të asgjësohet, sepse të gjitha planetet dhe yjet, Dielli dhe Hëna, do të largohen prej orbitave të tyre. Yjet do të bien dhe çdo gjë që ekziston do të vdes një nga një si në vargun "Dhe kur yjet të shkapërderdhen." (Sure Infitar: 2)

Dielli është një yll që shpërndan energji pandërprerë. Shumë yje tjera janë shumë më të mëdha dhe përmbajnë shumë më tepër energji. Por në Ditën e Gjykimit, të gjitha ato do të humbasin fuqinë e tyre, do të shuhen dhe bien siç rrëfen Kur'ani:

Dhe kur yjet të kenë rënë (e të jenë shkapërderdhur), (Sure Tekvir: 2)

Kur yjet të shuhen. (Sure Murselat: Cool
Dielli, i cili ka qenë burimi i jetës dhe energjisë së këtij planeti përgjithmonë, do të errësohet, ashtu si edhe yjet që i kanë zbukuruar qiejt. Dhe njerëzit edhe njëherë do të kuptojnë se Allahu, zotëruesi i vërtetë i tyre, mbajti orbitat e tyre dhe bëri që ato të shkëlqejnë deri në atë Ditë, sepse ato ekzistuan vetëm me vullnetin e Tij.

Për më tepër, Ai nuk do ti ndihmojë mosbesimtarët dhe asnjë forcë tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëj këtë. Madje edhe nëse përparimet teknologjike mundësojnë udhëtimin tek këndet më të largët të gjithësisë, njerëzit nuk do të jenë në gjendje të shmangin ndëshkimin e Allahut, sepse Dita e Gjykimit do të mbështjellë tërë gjithësinë dhe gjithçka, duke iu bindur vullnetit të Tij, do të asgjësohet. Kur'ani e përshkruan pafuqinë e njerëzimit atë Ditë, si vijon:

E të zëhet (errësohet) Hëna, dhe të bashkohet Dielli e Hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo me të vërtetë! Nuk ka strehim. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.

No comments:

Post a Comment