SHKAQET E MUNDSHME TË VDEKJES SË TOKËS
Faktorë të panumërt që mundësojnë që bota jonë të vazhdojë të ekzistojë duhet të jenë të pranishme në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë kështu siç janë. Shumë shkencëtarë janë duke bërë studime se si të mbrohen këto barazpesha natyrore. Një shembull i vogël: Shkencëtarët dhe ambientalistët parashohin se nuk do të jetë e mundshme të zvoglohet dëmtimi ekonomik dhe i ambientit i shkaktuar me përdorimin e lëndëve të tilla djegëse fosile si nafta dhe qymyri. 8 Ekspertët e kësaj fushe thonë se skenaret në vijim të katastrofave do të shkaktohen me shkallëzimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në të ardhmen shumë të afërt:
Deltat e lumenjëve më të mëdhenjë botëror, si Gangu apo Nili, do të vërshojnë dhe do të humbin, dhe një çerek i territorit të Bangladeshit, së bashku me të gjitha deltat e Kinës, do të mbeten nën ujë.
Maldivet dhe ishujt tjerë dhe shtetet ishuj do të fundosen.
Sipërfaqe të mëdha të tokës pjellore të shteteve (p.sh. Përëndimi i mesëm i SHBA-ve, Evropa dhe Kazakstani) do të shëndrrohen në shkretëtira dhe Turqia do t'i ngjasojë shkretëtirës së Saharës.
Sipërfaqet tokësore të ngrira të Siberisë dhe Kanadasë do të shkrihen pjesërisht, duke shkaktuar shkatërrimin e tubacioneve, të binarëve të trenit dhe të ndërtesave.
Një e treta e të gjitha pyjeve do të shkatërrohet. Për shkak të kësaj sasie të zvogluar të bimësisë, të mushkërive të botës sonë, përqindja e dioksidit të karbonit në atmosferë do të rritet. Kjo do të nxis procesin e ngrohjes globale dhe do të çojë ne probleme të ndryshme shëndetsore epidemike.
Në rajonet tropikale, tajfunet, ciklonet dhe katastrofa të tjera natyrore do të ndodhin më shpesh. Rryma të tilla si Rryma e Gjirit dhe El Ninjo në oqeanin Paqësor dhe Atlantik do të ndryshojnë rrjedhën e tyre dhe do të përmbysin kushtet klimatike në tokë si edhe në det.
Në Teksas dhe përgjatë bregdetit Mesdhetar Europian, sëmundja të tilla infektuese si malaria do të bëhen epidemike (ngjitëse).
Një e katërta e gjithë akullnajave dhe akullit të përhershëm në Alpe dhe Himalaje do të shkrihen. Ujërat e krijuara do të vërshojnë shumë qytete bregdetare dhe shumë shtete ujdhesa do të fundosen. 100 milion njerëz që vlerësohet se jetojnë në rajonet e prekura ose do të vdesin ose do të bëhen shtegtar të pastrehë. 9
Të gjitha rreziqet e përmendura më lartë janë parashikuar me anë të hulumtimeve shkencore. Me të filluar Toka këtë proces, vetëm Allahu do të jetë në gjendje ta ndalojë atë. Rritja e përqindjes së karbonit të dioksidit vetëm në vitin 1997 rriti efektin e serrës, e cila shkaktoi ngjarjet vijuese: pjesë të akullnajave polare u shkrinë, ajsbergët u shkrinë dhe ngritën nivelet e ujërave të oqeaneve, dimra më të ftohtë se zakonisht, reshje ekstreme të shiut dhe stuhi dhe vërshime shkretuese. Vrima në shtresën e ozonit ia ekspozoi Tokën rrezatimit të dëmshëm prej hapësirës, rriti përqindjet e kancerit, bëri që të identifikohen dhe të përcaktohen diagnoza të reja të sëmundjeve dhe zbuloi zhvillime degjeneruese në jetën bimore. Shkencëtarët amerikanë dhe aktivistët e Greenpeace zbuluan gjatë hulumtimeve të tyre në Alaskë se Akullnaja e Beringut është zvogluar për 12 kilometra (7.5 milje) në gjatësi dhe 130 m2 (155 jard në katror) në madhësi. 10 Temperatura e ujit të oqeanit u ngrit për 0.8 gradë; koralet, të cilat luajnë një rol jetik në barazpeshën e ekosistemit, filluan të vdesin dhe 80 përqind e planktoneve u shkatërruan. 11
Gjatë disa shekujve të fundit, shumë shkaqe të reja të mundshme për fundin e botës janë shfaqur dhe numri i tyre vazhdon të rritet përditë. Situata e tanishme e planetit tonë përmban një porosi të fuqishme. Fundi i Tokës është një gjë e sigurt dhe koha e tij po afron. Fizikanët, në veçanti, shpesh shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këtë, si në vijim:
Nëse gjithësia ka një fond të kufizuar të rregullit dhe po ndryshon pa kthim drejt parregullsisë – së fundi drejt barazpeshës termodinamike – dy konkluzione shumë serioze pasojnë menjëherë. I pari është se gjithësia do të vdes përfundimisht, duke u zhytur, si të thuash, në entropinë e saj vetjake. Kjo njihet në mesin e fizikanëve si "vdekja e nxehtë" e gjithësisë. I dyti është se gjithësia nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë, përndryshe do të kishte arritur barazpeshën e gjendjes përfundimtare të saj para një kohe të pakufishme. Përfundimi: gjithësia nuk ka ekzistuar përgjithmonë.
çudit fakti se aq shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë pa e marrë parasysh vet fundin e tyre dhe duke mos iu frikësuar Allahut dhe mbesin krejtësisht të përvetësuar prej jetërave të tyre tokësore përkundër afërsisë së vdekjes. Dhe është madje edhe me e çuditshme se shumica e njerëzve kur përkujtohen për vdekjen dhe mundimet e ardhshme, e konsiderojnë atë si një mundësi të largët. Pasiqë ata nuk e pranojnë Kur'anin haptazi, përshkrimet që Kur'ani i bën Ditës së Gjykimit nuk kanë asnjë kuptim për ta. Ata sillen sikurse do të jetojnë përgjithmonë dhe kështu e rrezikojnë jetën e amshueshme për hirë të një jetë të përkohshme. Vdekja, të cilës njerëzit përpiqen t'i shmangen me çdo kusht, do t'i gjejë të gjithë ata, sepse as njerëzimi dhe as gjithësia nuk mund t'i shmangen apo të ndalojnë vdekjen. Kur'ani zbulon këtë realitet, si në vazhdim:
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Njohësi i të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar". (Sure Xhum'a:
Duke qenë se shkatërrimi i Tokës është një fakt fizik më parë se një besim, faktorët që do të kontribuojnë në përfundimin e saj zbulohen në dritën e zbulimeve shkencore. Madje edhe ata që nuk besojnë në Allahun ose në çfarëdo religjioni tjetër duhet të pranojnë se gjithësia po i afrohet fundit të saj të pashmangshëm. Prandaj, shfaqet një realitet i ri përveç besimit në Ditën e Gjykimit dhe në Ahiret. Ky është një realitet i frikshëm, sepse nënkupton mosqenie të pafund. Shenjat e afrimit të Ditës së Fundit u lënë njerëzve një numër mundësish: Disa mosbesimtarë e shohin atë si një mosqenie të pafund, ndërsa besimtarët e shohin atë ose si kënaqësi të amshueshme ose si vuajtje të amshueshme…
No comments:
Post a Comment