Monday, September 27, 2010

Miley










“Nëse ka një mesazh që dua të transmetoj, është ai se ëndrrat mund të realizohen. Nuk do ta gjeni kurrë veten, nëse të paktën nuk tentoni të ndiqni ëndrrën tuaj”. Këto janë fjalët e asaj që duke kënduar dhe vallëzuar është bërë emblema e historisë së adoleshentëve të çdo vendi, Hanah Montanës interpretuar nga Miley Cyrus. Seritë televizive me të njëjtin emër të transmetuara në “Disney Channel” e shohin si protagonisten që ka pushtuar plot 164 milionë spektatorë nga tetë vjeç e lart. Biografia e saj, “Rruga ime”, është shndërruar menjëherë në një bestseller me 30 milionë kopje të shitura. Me tri albume të nxjerra në treg, ka fituar 30 disqe të arta dhe prej platini. Filmi i saj është në të gjitha kinematë e botës. Si ka mundësi? Cila është formula e suksesit që e ka bërë të kalojë edhe “motrat” më të mëdha si Britni Spirs, Lindsej Lohan, apo Avril Lavinj. Me plot gojën mund të themi se Miley ka bërë të ëndërrojnë bashkëmoshatarët e saj kudo. Tani ajo është bërë figura me të cilën identifikohen. “Hanah është njëra prej tyre. Studion, dashurohet, kërkon rrugën e saj, ndërton identitetin e saj. Ja përse është kaq e thjeshtë të identifikohen me të”, shpjegojnë psikologët që po studiojnë këtë fenomen që ka prekur të rinjtë deri në moshën 16 vjeç. Gishtat e lyer me ngjyra të ndezura, rimel të theksuar, rripa në duar, Ipod në vesh, dëshirë për të kënduar dhe kërcyer. Gjithçka brenda normës, pa e tejkaluar kufirin. Hanah/Miley u mëson bashkëmoshatarëve të saj se talenti ka më shumë rëndësi se bukuria dhe shpërndan modele shumë pozitive mbi familjen, besimin, dashurinë. Jo rastësisht “Time” e ka përfshirë në 100 personat më me influencë në botë. “Kjo vajzë është ikonë e një brezi për stilin e jetës dhe konsumit: ajo e ‘expo teens”, ku expo ka kuptimin e fjalëve eksplorim dhe ekspozim”, vazhdojnë më tej psikologët. “Janë të rinjtë e sotëm që kanë mundësi të eksplorojnë një botë të madhe, e bërë më e prekshme nga teknologjia dhe në të njëjtën kohë mundësitë për t‘u dukur nga një seri e pafundme platformash të reja”. Një brez që nuk bazohet vetëm tek imazhi, një brez që ka si objektiv famën, edhe pse çuditërisht nuk e kërkojnë me ngulm.

No comments:

Post a Comment