ASTEROIDET DHE KOMETAT
Shkencëtarët theksojnë se mundësia e një përplasjeje në mes të Tokës dhe disa prej asteroideve të njohura rritet përditë. Dankën Smith, asistent profesori për teknologjinë e hapësirës në Univerzitetin e Salfordit thot se shkencëtarët kishin identifikuar më shumë se një mijë asteroide, të madhësive të ndryshme, që kanë orbita rreth Diellit që kalojnë rrugën e Tokës. Shkencëtarët thonë se asteroidet e mëdha kanë goditur Tokën më parë dhe është vetëm çështje kohe para se ndonjëra të godas Tokën përsëri. 25
çdo vit, shumë copëza të mbeturinave godasin planetin tonë, por shumica e tyre janë aq të vogla sa që digjen në atmosferë pa shkaktuar rrezik, të pavërejtura prej nesh. Mirëpo, një sasi e këtij materiali është më e madhe se që atmosfera mund të durojë.
Gjeologu Valter Alvarez regjistron ngjarjet e mundshme të një komete (meteor - yll që këputet) që hyn në atmosferën e Tokës në librin e tij "T-Rex dhe Krateri i Fatkeqësisë/ Vdekjes" ku ai përshkruan botën 65 milionë vjet më parë:
Fatkeqësia po vinte nga qielli, në trajtën e një komete apo asteroidi tejet të madh – ende nuk jemi të sigurt çfarë ishte. Me sa duket dhjetë kilometra mespërmes, duke udhëtuar dhjetëra kilometra në sekond, energjia e tij e lëvizjes kishte aftësinë shkatërruese të njëqind milionë bombave hidrogjenike. Poqese ishte asteroid, ishte një shkëmb i plogësht i dhëmbëzuar nga krateret, i errët dhe ogurzi, i padukshëm deri në momentin e fundit para se të godiste. Poqese ishte një kometë, ishte një top akulli i ndytë, që nxjerr jashtë gazëra të avulluara nga nxehtësia e Diellit, dhe lajmëroi fatkeqësinë që afrohej me një kokë ndriçuese dhe një bisht shkëlqyes të përhapur përgjatë gjysmës së qiellit, duke e ndriçuar natën dhe në fund të dukshëm madje edhe gjatë ditës me afrimin e Armagedonit (Mbarimit të botës). 26
Shkencëtarët besojnë se një trup shumë i madh qiellor (sipas të gjitha gjasave një kometë) u përplas me Tokën 65 milionë vjet më parë dhe la gjurmë të shumta. Bazuar në këtë përvojë dhe në përplasjet pasuese, është e mundshme të parashikohen ngjarjet që pasojnë një përplasje të tillë dhe pasojat e mundshme për planetin tonë.
Energjia potenciale e një komete para përplasjes është e barabartë me 100 miliardë megaton TNT, e cila do të bëjë që ajo të avullohet për sekonda dhe mund të lërë një krater 40 kilometra (25 milje) të thellë. Si krahasim, një bombë hidrogjenike ka forcën e 1 megatoni TNT. Në kulminacionin e luftës së ftohtë, kishte 10,000 armë të tilla. Në anën tjetër, forca potenciale e një komete është 10 milionë herë më e madhe se forca e gjithë eksplozivëve që ekzistonin në atë kohë.
Kur'ani zbulon se në Ditën e Gjykimit do të ketë dridhje të tmerrshme, se gjithçka do të rrafshohet dhe se oqeanet do të vlojnë. Përplasja me një kometë apo një asteroid do të mund të shkaktonte gjithë këto fatkeqësi. Valë masive sizmike do të trazonin shtratet e oqeaneve, duke shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe valë vigane të baticës. Shkencëtarët bëjnë vërejtje se valët e mëparshme të baticës të shkaktuara në këtë mënyrë ishin të një madhësie të tillë sa që lanë gjurmët e tyre në shtratin e oqeanit.
Hulumtimet më të reja zbulojnë se një objekt i madh që ra në Gjirin e Meksikos krijoi valë të baticës të një shkalle të gjerë që u drejtuan nga Florida. Ndërsa lëviznin në drejtim të cakut të tyre, ato u bën edhe më të mëdha dhe rrezikuan bregun e detit. Ato në fund shkatërruan rajone të mëdha të pyjeve. Edhepse shumë njerëz jetojnë sikurse vdekja e tyre dhe Dita e Gjykimit s'do të vijnë kurrë, nuk ka asnjë arsye pse një katastrofë e tillë s'do të duhej të ndodhte. Për shembull, një ditë para se të ndodhte katastrofa e përmendur më lartë, dheu që mbulonte brezet e mëdha të tokës së Amerikës dhe Meksikos ishte pjellor; mirëpo, posa ato goditën, e tërë ajo u katandis si mos më keq. 27
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Allahu zbuloi se në Ditën e Gjykimit qielli do të ndahet më dysh (do të çahet) (Sure Hakka: 16) dhe do të jetë sikurse kallaji i shkrirë (Sure Me'arixh: . Ky skenar i ngjanë efekteve të një komete apo një meteori të madh që përplaset me Tokën.
Poll Dejvis, në librin e tij Tre minutat e fundit, thot se një komet në një shteg që çon te përplasja me Tokën do të rrezatojë një dritë aq të fortë sa që atmosfera do të fillojë të digjet nga lart dhe të shkrihet si metal. Ai poashtu thot se gazërat që do të lirohen në boshllëkun e hapësirës do të krijojnë një tornado. Këto thënie janë plotësisht të ngjashme me atë që thuhet në Kur'an, si në vazhdim:
E kur të çahet qielli e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë. (Sure Rahman: 37)
Shkrirja dhe rrjedhja e qiejve si kallaji i shkrirë apo si vaji i shkrirë na përkujton një lëng të nxehtë, të rrjedhshëm dhe të dendur. Në një rast të tillë, qielli do të merrte një ngjyrë të kuqe të nxehtë. Siç thekson Dejvis, atë Ditë gazërat e tejnxehura do të mund të formonin tornado dhe nga kjo ngjasimi me një ngjyrë të kuqe rozë është i qartë.
Allahu do të sjellë Ditën e Gjykimit në një kohë të paracaktuar dhe do t'i përmbushë premtimet e Tij. Këto ngjarje mund të ndodhin një nga një apo të gjitha përnjëherë. Gjëra të ngjashme kanë ndodhur më parë, sepse të dyja si asteroidet ashtu edhe kometat kanë shkaktuar dëme të kufizuara dhe herave tjera dëme gjithëpërfshirëse. Vetëm Allahu e di kohën e të ardhmës.
Shkencëtarët parashikojnë se një asteroid do t'i afrohet Tokës në vitin 2028. Sipas tyre, nëse ai bie në Oqeanin Atlantik, Amerika dhe Evropa do të fundosen; nëse bie në tokë, do të jetë shumë më shkatërrimtar. Asteroidet që do të hynin në atmosferë do të shkaktonin tërmete dhe erupcione vullkanike, pluhuri i të cilave do ta mbështjellte Tokën me errësirë. Astronomët theksojnë se madje edhe afërsia e një komete të tillë do të paraqiste një rrezik të madh për Tokën. 28
Shkencëtarët i referohen kometës Suift-Tatëll, e cila kaloi pranë Tokës në vitin 1993 dhe pritet të kthehet në vitin 2126. Llogaritjet sugjerojnë një mundësi tejet të madhe të përplasjes, pasiqë pritet të kaloj pranë vetëm dy javë largësi – një takim me të vërtetë shumë i afërt – dhe shumë shkencëtarë janë vërtetë të shqetësuar dhe të brengosur për një shmangje aq të afërt.
Orbitat e paqëndrueshme të këtyre objekteve krijojnë një lëvizje të vazhdueshme, që don të thot se Toka dhe planetet tjera janë vazhdimisht në rrezik. Sipas ekspertëve, Suift-Tatëll apo ndonjë objekt tjetër më në fund do të ndeshet me Tokën. Disa prej tyre do të mund të shkaktonin shkatërrim edhe më të madh se të gjitha armët bërthamore të njerëzimit së bashku. Ne nuk e dimë vetëm se kur do të ndodhë kjo.
Dejvis thot: "kur të ndodhë kjo, do të jetë lajm i keq për njerëzit. Do të ketë një ndërprerje të vrazhdë dhe të pashembullt në historinë e species sonë." Ai thot se një përplasje gati me siguri do të shënonte fundin e njerëzimit. 29 Ai merret gjerësisht me këtë temë në librin e tij Tre minutat e fundit, në të cilin ai deklaron se më 21 Gusht të vitit 2126, Suift-Tatëll do ta godas Tokën dhe në këtë mënyrë do të shpallë ditën e fundit të planetit tonë. Ekziston një ngjashmëri të madhe në mes të asaj që ai rrëfen dhe që Allahu zbulon, si në vijim:
Data: 21 Gusht, 2126
Fundi i Botës
Vendi: Toka
…Koka e vogël e kometës zbulon fuqinë e tmerrshme shkatërruese të saj. Po i afrohet planetit të Tokës me një shpejtësi marramendëse prej 40,000 miljave në orë, 10 milja për çdo sekond – një trilion tona akulli dhe shkëmbinjësh, e përcaktuar të godas me një shpejtësi 70 herë shpejtësia e zërit.
…Drejtpërdrejt mbi pikën zero (epiqendrën e shpërthimit), qielli çahet më dysh. Një mijë milje kub ajër përplasen tutje. Një gisht i flakës përcëlluese më i gjerë se një qytet lëvizë në formë harku në drejtim të tokës dhe pesëmbëdhjetë sekonda më vonë ngulet në Tokë. Planeti dridhet me një fuqi prej dhjetë mijë tërmetesh. Një valë goditëse e ajrit të zhvendosur përshkon sipërfaqen e globit, duke rrafshuar çdo ndërtesë, duke bërë hi e pluhur gjithçka që i ndodhet në rrugë. Terreni i rrafshët përreth vendit të përplasjes ngritet në një unazë malesh të lëngëta disa milje të larta, duke shfaqur zorrët e Tokës në një krater qindra milje të gjatë. Muri i shkëmbinjëve të shkrirë derdhet jashtë, duke e mbuluar pejzazhin si një mbulesë që lëvizë ngadalë…
Përbrenda vet kraterit, triliona tonë shkëmbinjësh avullohen. Shumë më tepër spërkatet lartë, një pjesë e saj hidhet lartë në hapësirë. Edhe më shumë është flakur përgjatë gjysmës së një kontinenti për të rënë poshtëë me qindra apo edhe me mija milje larg, duke shkaktuar shkatërrim të madh në gjithçka nën të. Një pjesë e lëndës së shkrirë që hidhet jashtë bie në oqean, duke shkaktuar dallgë gjigante që vetëm sa e rritin çrregullimin që përhapet.
Një shtyllë e gjerë e pluhurit përhapet në atmosferë, duke e mbështjellur diellin përgjatë tërë planetit. Tani drita e diellit zëvendësohet me një shkëlqim ogurzi drithërues të një miliardë meteorëve, që e pjekën tokën nën to me nxehtësinë e tyre përcëlluese, pasiqë materiali i zhvendosur kthehet furishëm prapa në atmosferë nga hapësira. 30
Padyshim se ky përshkrim nuk është larg të vërtetës. Vetëm një kometë mund të shkaktojë një dëm të tillë, por ne nuk e dimë se kur do të përplaset me Tokën. Pa marrë parasysh se sa njerëzit përpiqen të mohojnë ekzistencën e Ditës së Gjykimit, mund t'iu kundërvihet si një mundësi që është më e afërt se që e mendojnë ata, sepse Kur'ani zbulon se:
Vetëm Allahut i takon fshehtësia e qiejve dhe e Tokës! çështja e Orës (Kijametit) është larg vetëm sa hedh një shikim, ose edhe më afër. Allahu është i gjithfuqishëm për çdo send
No comments:
Post a Comment