Wednesday, September 15, 2010

ALLAHU KRIJOI GJITHËSINË


Shumë teori të ndryshme janë paraqitur për të shpjeguar krijimin e gjithësisë. Disa njerëz, të cilët shpërfillën faktet shkencore për fillet e gjithësisë, sugjeruan se materia ka ekzistuar gjithmonë. Një hipotezë e parashtruar për të mbështetur këtë pikëpamje është "Hipoteza e Gjendjes së qëndrueshme." Hulumtimet gjithëpërfshirëse dhe të gjata kanë zbuluar dëshmi të fuqishme se gjithësia ka një fillim. Hipoteza e Gjendjes së qëndrueshme, në anën tjetër, është bërë një kujtim i largët në historinë e shkencës.

Të dhënat tregojnë se gjithësia u krijua nga asgjëja. Prandaj, gjithësia ka një fillim shpërthyes: "Big Bengun (Shpërthimin e Madh)." Para kësaj, nuk ekzistonte asgjë: as materie, as energji, as hapësirë, as kohë apo një gjithësi. Si pasojë e një shpërthimi të një pikë pafundësisht të ngjeshur, me vëllim zero, materia shpërtheu me një shpejtësi të pabesueshme në të gjitha drejtimet, duke formuar yjet, planetet dhe trupat tjerë qiellor. Gjithësia u zgjerua, u fry, u rrit me një shpejtësi marramendëse dhe, me kalimin e kohës, u ftoh dhe mori formën e saj të tanishme.

Në kohën e sotme, shumica e librave mbi kozmologjinë, revistat shkencore dhe artikujt në lidhje me këtë temë, si edhe dëshmitë mbështetëse, pohojnë se gjithësia filloi me një Big Beng dhe si pasojë e kësaj ka një moshë të caktuar. Pasiqë është e pamundshme të fusim gjithë këtë material të shkruar në disa rreshta, do t'u japim një apo dy shembuj.

Profesori Xhorxh O. Abell (Universiteti i Kalifornisë) deklaron se edhepse gjithësia e gjendjes së qëndrueshme është joshëse për materialistët, duhet të braktiset përballë dëshmive të reja:
Gjithësia e gjendjes së qëndrueshme është e pafund dhe e amshueshme dhe ka thirrje shumë filozofike. Por ne tashmë kemi parë se objektet e caktuara, posaçërisht kuazarët, ndryshojnë me vjetërsimin e gjithësisë, që cenon parimin e përkryer kozmologjik. Për më tepër, do të shohim më pas se ekzistojnë dëshmi të drejtpërdrejta se gjithësia ka evoluar prej një gjendje të nxehtë dhe të ngjeshur, gjë që e mbështetë fuqishëm idenë e një big bengu. 3

Kur shkencëtarët amerikan bën të ditur zbulimin e llojeve të rrezatimit në hapësirë që mund të shënojnë fillimin e kohës vetvetiu, astrofizikani Xhorxh Smut, udhëheqësi i ekipit hulumtues tha: "Ajo që kemi zbuluar është dëshmi për lindjen e gjithësisë – është sikurse ta shikosh Zotin. Rregulli është aq i mrekullueshëm dhe simetria aq e bukur sa që të bën të mendosh se ekziston një projektim pas tij." 4 Diku tjetër ai shtoi: "Është një përvojë mistike, si një përvojë religjioze. Vërtetë është sikurse të zbulosh mekanizmin lëvizës të gjithësisë." 5

Meqë gjithësia ka një fillim, ajo duhet të jetë formuar nga asgjëja. Me fjalë të tjera, ajo u krijua. Poqese kishte një krijim, duhet të ketë një krijues. Kjo gjithësi u krijua pa një model të mëparshëm dhe madje para se të ekzistonte koha dhe hapësira. Fakti më vendimtar i zbuluar nga kjo teori është se gjithësia ka një fillim dhe një krijues absolut dhe të gjithëfuqishëm. Allahu krijoi gjithësinë!

Big Bengu është lëzizja e parë që mund ta llogarisim në gjithësi. çdo lëvizje dhe ngjarje që prej atij momenti ka ndodhur me vullnetin e Allahut dhe nën kontrollin e Tij. Është e papranueshme dhe e paarsyeshme të pandehet se materia e shpërndarë me anë të një shpërthimi të pavetëdijshëm të mund të formonte një rregull të tillë galaktik, sisteme yjore dhe sistemin diellor të cilit i takon planeti ynë. Gjithçka që mund të vrojtohet në mjedisin ku jetojmë, duke përfshirë edhe vet trupin tonë, është krijuar në një rregull të pafund përbrenda kontrollit dhe diturisë së Allahut. Kur'ani zbulon se Ai së pari krijoi qiejt, pastaj Tokën dhe më në fund qeniet e gjalla.

Allahu krijoi gjithësinë me një barazpeshë dhe rregull shumë të brishtë. Faktorë të panumërt janë të ndërlidhur me njëri tjetrin, që nga përpjestimi i gazërave të ndryshme të atmosferës deri te temperatura e sipërfaqes së Tokës, prej shpejtësisë së rënies së shiut deri te përbërja e hekurit të bërthamës së Tokës. Forca e gravitacionit, e cila i mbanë të gjitha yjet dhe planetet në orbitat përkatëse të tyre, është një shembull tjetër në lidhje me këtë. E gjithë materia në gjithësi i nënshtrohet forcave të gravitacionit, në pajtim me madhësinë e saj. Forca e gravitacionit e Tokës mbanë oqeanet dhe gjithçka tjetër, duke përfshirë qeniet e gjalla, të ngujuar fort në sipërfaqen e Tokës.
Në këtë mënyrë, njerëzit dhe krijesat tjera, si edhe oqeanet dhe malet, nuk bien në boshllëkun e hapësirës. Masa e Tokës ka një rëndësi vendimtare këtu: Po të kishte qenë masa e saj pak më e madhe, do të kishte shkaktuar një ndikim më të madh në çdo gjë në sipërfaqen e planetit. Si pasojë e kësaj, ujërat nëntokësor do të ishin zmbrapsur, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të ecnin, uji s'do të mund të arrinte gjethet e degëve të drunjëve, bimësia do të ishte zhdukur dhe qarkullimi i gjakut do të bëhej jofunksionues dhe do të bënte që gjaku të përqendrohej në shputat e këmbëve. Të gjitha këto dhe shembuj të ngjashëm dëshmojnë se masa e Tokës është përshtatur në atë mënyrë për të mbështetur sistemet e saj ekologjike dhe format e jetës.

Shkencëtarët që hulumtojnë fundin përfundimtar të gjithësisë besojnë se gjithçka është në procesin e kalbjes/shkatërrimit dhe se ky fund i gjithësisë do të jetë pasojë e kësaj kalbjeje/shkatërrimi. Ata sugjerojnë se madje edhe një proton i paqëndrueshëm do të mund të shkaktonte këtë ndodhi dhe paralajmërojnë/tërhekin vërejtjen për këtë rrezik të madh:
Entropia kozmike, nëse është e vërtetë, do të vazhdojë me shekuj të tërë por kur të ndodhë, s'do të mbetet asgjë, as yjet, as njerëzit, as poemat, as atomet apo kujtimet…

Me të theksuar të këtij fakti, vëmendja jonë tërhiqet drejt këtij rreziku real:
As edhe një projekt hulumtues dhe as edhe një eksperiment i ndërmarrur ndonjëherë nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë zhdukjen e madje një protoni të vetëm. Megjithatë, kjo nuk i ka zmbrapsur shkencëtarët që të vazhdojnë të bëjnë hulumtime në këtë fushë. Sepse poqese shkencëtarët do të ishin dëshmitarë të kalbjes/shkatërrimit të një protoni do të thoshte se çdo gjë në gjithësi është duke u kalbur/ shkatërruar. Kalbja/shkatërrimi i një protoni të vetëm do të tregonte se të gjitha protonet kalben dhe se prandaj atomet, molekulat dhe ADN-ja s'do të mund të formoheshin. 6

Këta pak shembuj mjaftojnë për të vërtetuar se gjithësia u krijua nga një fuqi e lartë, e cila i dha asaj një rregull dhe barazpeshë madhështore. Zoti jonë i gjithëfuqishëm mbron dhe kujdeset për këtë rregull të përkryer, sepse:

Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që të mund t'i mbajë. Ai është që nuk ngutet, është që falë gjithnjë. (Sure Fatir: 41)
Allahu shpall në Kur'an se çdo gjë në gjithësi do të marr fund. Është e qartë se Allahu, i Cili krijoi dhe mbanë këtë gjithësi, mund ta shkatërrojë atë kurdo që Ai të dëshirojë. Në këtë Ditë madhështore të Fundit, të gjitha rregullimet ekzistuese do të marrin fund dhe çdo gjë që njerëzit admiruan, hetuan dhe pandërprerë u përpoqën të kuptojnë do të përmbyset, sepse:

Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" dhe ajo bëhet menjëherë. I lartë është Ai në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai do të ktheheni.

No comments:

Post a Comment