Fundi i Botës
Të gjitha ngjarjet e rrëfyera deri më tani fillojnë me dëgjimin e një tingulli të panjohur më parë në një kohë të papritur. Të gjithë ata që kishin menduar gjer në atë moment se gjithçka do të mbetej e pandryshuar dhe e padëmtuar do të provohet ta kenë gabim.çdo gjë që ndodhë mu para se t'i fryhet Surit nuk dallon nga një ditë më parë. Toka rrotullohet me të njëjtën shpejtësi, Dielli ndriçon planetin tonë, jeta vazhdon dhe shumica e njerëzve vazhdojnë të jetojnë sipas rutinave të zakonshme pa u hamendur se pse dhe prej kujt u krijuan dhe çfarë do të jetë fundi i tyre. Njerëzit do të mendojnë për ushqimin me të cilin do të shërbehen atë natë, do të përqendrohen në takimin e ardhshëm të punës, do të jenë duke blerë apo duke fjetur dhe shumë prej tyre duke e mohuar ekzistencën e Allahut kur ta dëgjojnë këtë tingull. Gjithçka do të fillojë dhe mbarojë në një çast.
Trupat e tyre, të cilat njerëzit i konsiderojnë si të fuqishëm dhe për të cilët mburren, papritur do të mbërthehen nga vdekja prej të gjitha anëve. Shqetësimi i vetëm i tyre do të jetë mbijetesa. Prej llahtarit të madh, njerëzit s'do të mendojnë për gjërat që aq shumë i çmuan, i dëshiruan dhe për të cilat rrezikuan shumë gjersa ishin gjallë.
E gjithë kjo frikë, llahtar dhe tronditje buron prej të jetuarit të tyre në mosdije. Vuajtjet e papërballueshme të Ditës s'do të pushojnë së ndjekuri mosbesimtarët. çdo ngjarje që do të shpaloset do të rritë panikën dhe llahtarin e tyre dhe çdo moment që do të kalojë do të sjellë vuajtje dhe rrezik të freskët. Ngjarjet e tmerrshme me të cilat do të përballen do të demonstrojnë madhështinë e Allahut, të Cilin ata e kishin mohuar deri atëherë. Njerëzimi, i cili do të jetë absolutisht i dobët dhe i pafuqishëm përballë kësaj fuqie, s'do të jetë në gjendje të bëjë asgjë veçse të ndiejë pendim, pafuqi dhe frikë. Me kalimin e sekondave, të kuptuarit e tyre për ndëshkimin e frikshëm që Allahu ka përgatitur për ta në Ahiret vetëm se do të rritet. Gjatë këtyre minutave të frikshëm, ata do të ndeshen vetëm me një thërmijë të vuajtjes që i pret ata. Kur'ani e rrëfen këtë frikë deri në një masë.
No comments:
Post a Comment