METEORËT
Gjithësia përmban me miliona meteorë të mëdhenjë dhe të vegjël që lëvizin. Pasojat e përplasjes në mes të tyre dhe një planeti ndryshojnë, në pajtim me masën e meteorit të përfshirë në përplasje.
Shkencëtarët vlerësojnë se prej 1,000 tonë deri në më shumë se 10,000 tonë të materialit meteorik bie në Tokë çdo ditë. Mirëpo, pjesa më e madhe e këtij materiali është shumë e vogël – në trajtën e mikrometeoridëve apo grimcave në formë pluhuri prej vetëm disa mikromilimetrash madhësi. 20 Dhe pjesa më e madhe e mbetur shëndrrohet në hi pjesërisht për shkak të fërkimit me të cilin ndeshen me të hyrë në atmosferë. Me fjalë të tjera, atmosfera e Tokës na mbronë nga katastrofat e mundshme për çdo ditë. Mirëpo, është paksa më shqetësues fakti se disa meteorë janë mjaft të mëdhenjë sa të asgjësojnë gjithë jetën në Tokë. Shkencëtarët kanë treguar se goditjet e meteorëve në të kaluarën e Tokës kanë ndryshuar pamjen e saj gjeologjike dhe ekologjike në masë të madhe.
Një meteorit, që vlerësohet të ketë pasur një diametër prej 60 kilometrash (37 milje), eksplodoi në atmosferë mbi Tunguska në Siberi në vitin 1908 dhe shkatërroi rreth 2,000 km2 (770 milje katrorë) të pyllit. Forca e tij shpërthyese ishte 1,000 herë më e fuqishme se bomba atomike e lëshuar në Hiroshimë. Për fat të mirë, ai eksplodoi mbi një rajon kryesisht të pabanuar. Po të kishte eksploduar mbi Kullën e Ajfellit, me siguri se do të kishte mbytur mbi 10 milionë njerëz. 21
Kjo ngjarje ua përkujtoi njerëzve kërcënimin e madh të fakteqësive katastrofike natyrore. Ja se si ndodhi:
Në orët e hershme të mëngjezit të 30 Qershorit të vitit 1908, në Siberinë qendrore, një top i zjarrtë gjigant u pa duke lëvizur me shpejtësi në qiell. Kur preku horizontin, ndodhi një shpërthim tejet i madh. Rrafshoi me tokë rreth 2,000 kilometra katrorë (770 milje katrorë) të pyllit dhe dogji me mijëra drunjë sa qel e mbyll sytë afër vendit të goditjes. Prodhoi një valë goditëse atmosferike që përshkoi Tokën dy herë. Për dy ditë pastaj, kishte aq shumë pluhur të hollë në atmosferë sa që njeriu mund të lexonte gazetën natën për shkak të dritës së shpërndarë në rrugët e Londrës, 10,000 kilometra (6,200 milje) larg. 22
Dëshmitarët okular mund të na informojnë në lidhje me fatkeqësitë tjera të mundshme:
Isha i ulur në verandën e shtëpisë në stacionin tregtar të Vanovarës në kohën e mëngjezit dhe duke shikuar në drejtim të veriut. Posa ngrita sopatën time për të vendosur rrethin në fuçi, kur papritur…qielli u çfarë më dysh dhe lartë mbi pyll e tërë pjesa veriore e qiellit u duk të jetë e mbuluar në flakë. Në momentin kur ndieva një nxehtësi të madhe, sikur këmisha ime të ishte ndezur flakë…desha ta heq këmishën dhe ta hudh atë, por në atë moment ndodhi një shpërthim në qiell dhe një krismë e fuqishme u dëgjua. Më hodhi në tokë rreth tre sajenë (rreth 7 metra apo 23 fut) larg nga veranda dhe për një moment e humba vetëdijen. Gruaja ime vrapoi jashtë dhe më barti në kasolle. Krisma u pasua nga një zhurmë sikur gurët të binin prej qiellit apo sikur kërsitjet e armëve. Toka u dridh dhe kur u shtriva përtokë mbulova kokën, sepse frikësohesha që gurët do t'më binin në kokë. Në atë moment kur u hap qielli, një erë e nxehtë, si të vinte prej topit, fryejti pas kasolleve nga ana e veriut. La gjurmën e saj në tokë…23
Ne nuk e dijmë se prej nga do të mund të vinte apo të godiste meteori i ardhshëm.
Sipas shkencëtarëve, në çdo dy shekuj një meteor i madhësisë së atij të Tunguskës përplaset me Tokën, një fakt që pasqyron afërsinë e fatkeqësive të tilla. Nuk ekziston ndonjë arsye pse përplasja e ardhshme nuk do të duhej të ndodhte në një rajon të populluar dendur. Në kohën e sotme, shkencëtarët janë shumë të brengosur në lidhje me pasojat e mundshme të një përplasjeje të tillë, sepse:
Po të ndodhte një përplasje e tillë sot do të mund të merrej gabimisht, veçanërisht në panikun e momentit, për një shpërthim bërthamor. Përplasja e kometës dhe topi i zjarrtë do të nxiste të gjitha efektet e një shpërthimi bërthamor prej një mega-tonësh, duke përfshirë edhe renë në formë të këpurdhës, me dy përjashtime: nuk do të kishte rrezatim gama apo mbeturina radioaktive. 24
Përplasja e një objekti të tillë masiv në një qytet të madh do të mund të mbyste me miliona njerëz. Po të binte në oqean, përsëri do të ishte një gjë tmerrësisht e rrezikshme, sepse shpejtësia dhe masa e tij do të krijonte valë të baticës që do të shkatërronte rajonet e populluara të rripit të bregdetit.
Gjithashtu, mundësia që meteorë shumë më të mëdhenjë të ndeshen me Tokën është tejet e mundshme dhe të bën të mendosh për këtë. Shkencëtarët e konsiderojnë një ngjarje të tillë si të pashmangshme dhe thonë se do të ishte në gjendje të shkatërrojë kontinente të tëra dhe të mbush atmosferën me gazëra helmuese. Ata poashtu lehtë e pranojnë se janë duke e kërkuar një zgjidhje për këtë me përkushtim.
No comments:
Post a Comment