ALLAHU ËSHTË I GJITHËFUQISHËM
Për shumë vite, njerëzit janë pyetur se si do të vdes gjithësia. Shumë mundësi na shfaqen në mendje, por Allahu mund të bëj që kjo të ndodhë pa asnjë shkak dhe krejt papritur. Mundësitë e zbuluara me anë të hulumtimeve shkencore përbëjnë një paralajmërim dhe na japin mundësinë që të mendojmë dhe t'i drejtohemi Allahut para se të vie ajo Ditë e vështirë sipas vullnetit të Tij. Besimtarët janë të sigurt se Dita e Gjykimit do të ndodhë në kohën e paracaktuar në praninë e Tij. Të gjithë njerëzit do ta përjetojnë atë, sepse do të jenë të përfshirë nga i Gjithëfuqishmi, si në vazhdim:
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që Ne u premtuam (dënimin), ngase ata janë të përfshirë plotësisht në fuqinë Tonë. (Sure Zuhruf: 42)
Shumë ngjarje mund të bëjnë që rregulli ekzistues i Tokës të rrënohet dhe e tërë jeta të asgjësohet. Veç kësaj, me kalimin e kohës, shkaqe madje edhe më të mundshme u shtohen atyre që tashmë ekzistojnë. Shumë shenja tregojnë se bota jonë është duke lëvizur me shpejtësi drejt fundit të saj të paracaktuar, madje edhe nëse shumica e njerëzve e mohojnë ekzistencën e Ditës së Gjykimit. Kur'ani e vë në pah këtë të vërtetë në vargun vijues:
S'ka dyshim se Ora (momenti/kijameti) do të vijë pa tjetër, por Unë e kam fshehur atë që secili njeri të shpërblehet për atë që ka bërë.
Shkencëtarët kanë arritur një konsensus, të bazuar në të dhënat shkencore, se gjithësia do të asgjësohet. Gazetat, revistat, programet televizive dhe mediumet tjera shpesh i informojnë njerëzit për zbulimet më të reja shkencore. Hulumtuesit të cilët janë të vetëdijshëm për këto fakte po kërkojnë mënyra për të parandaluar fatkeqësi të tilla për të vonuar vdekjen e gjithësisë. Një tjetër fushë e hulumtimeve përqendrohet në ndryshimet e mundshme që do të mund të ndodhnin në Tokë dhe në atë se cilat do të ishin efektet e tyre për jetën po ta godiste një katastrofë e tillë. Të dhënat që rezultojnë bartin një ngjashmëri mahnitëse me shumë ngjarje të parashikuara në Kur'an.

No comments:
Post a Comment